Protetika

Korona/kellef dhembi 

Kur kurora e dhembit eshte shume e demtuar nga procesi karioz apo trauma aksidentale dhe rindertimi i saj me kompozit eshte I paqendrueshem lind nevoja qe kurora te perforcohet me nje korone dentare/ kellef dentar e cila eshte fikse. Koronat dentare ofrohen me materiale te ndryshme. Me te perdorshmet jane koronat metal porcelan,qeramike, zirkon, flori qeramike, palladium qeramike 

Proteza fikse 

Kur ne arkaden dentare si maksilare ashtu edhe mandibulare mungon nje apo me shume dhembe, behet e domosdoshme, zevendesimi i dhembit apo dhembeve te humbur,me dhembe artificiale. 

Proteza fikse eshte nje zgjidhje optimale e cila rikthen si funksionin, estetiken dhe fonetiken me shume komoditet per pacientin, duke qene se ajo eshte e palevizshme. 

Proteza fikse perbehet nga dhembet artificiale qe do te vendosen ne hapesiren boshe dhe dy koronat/kellefet dentare qe do te veshin dhembet mbeshtetes te cilet qendrojne ne skajet e hapesires boshe. Dhembet mbeshtetes mund te jene dhembe natyrale, implante dentare apo edhe kombinim i te dyjave.  

Konsideratat protetike ndryshojne nga zona ku ndodhet hapesira, numri i dhembeve qe mungojne, gjendja e dhembeve ne skajet e hapesires boshe( dhembet mbeshtetes), gjendjen e paradontit qe perfshin mishrat e dhembeve dhe kocken e nofulles gjithashtu. Te gjitha keto vleresime analizohen nga mjeku dhe me pas ai percakton planin e trajtimit me te qendrueshem dhe optimal sipas cdo rasti. 

Per te realizuar nje proteze fikse dhembet mbeshtetes duhet te plotesojne disa kritere per ta mundesuar punimin. Kur ata nuk jane te pershtatshem per te siguruar qendrueshmeri, nuk kane nje raport rrenje kurrore te pakten te barabarte, jane shume te inklinuar, kur kemi probleme paradontale dhe dhembet kane levizshmeri apo kur hapesira ku mungoje dhembet eshte shume e madhe, na vijne ne ndihme implantet dentare si nje zgjidhje e shkelqyer per realizimin e suksesshem te protezes fikse. Shih Implante Dentare

Protezat e levizshme parciale 

Keto lloj protezash perdoren kur kemi mungese te nje apo me shume dhembesh. Kur themi proteza te levizshme kjo nenkupton se ato mund te hiqen dhe rivendosen, gje qe shihet si nje disavantazh i vogel ne krahasim me llojet e tjera. Vijne si zgjidhje kur eshte e pamundur vendosja e nje proteze fikse. Protezat parciale te levizshme lidhen me dhembet ekzistues nepermjet telave ose atashmenteve qe jane pajisje te integruara lidhese. Llojet e protezave te levizshme jane : Proteza te thjeshta plastike me tela, Proteza te skeletuara metalike me kroshe ose me atashment, proteza specifike ( kur kemi mungese te dhembeve fundore te arkades dentare ), Proteza elastike pa tela ( kompania dentare VALPLAST ) 

Proteza totale e levizshme 

Ne situaten kur pacienti nuk ka me asnje dhemb te mbetur ne goje duhet te realizojme nje zevendesim total te te gjithe dhembeve ne arkaden dentare per ti rikthyer atij funksionin dhe estetiken. Per shume vite me radhe eshte perdorur proteza totale e levizshme e cila eshte plastike dhe pacienti e ve dhe e heq nga goja me lehtesi. Edhe per realizimin e kesaj proteze kerkohet nje kocke e shendetshme e nofulles ku proteza do te mbeshtetet.  

Nese pacienti zgjedh te kete nje proteze totale te levizshme por kocka e nofulles ku proteza do te mbeshtetet nuk siguron qendrueshmeri, atehere sugjerohet si nje zgjidhje e shkelqyer vendosja e 2 implanteve dentare per te realizuar mbeshtetjen e kesaj proteze. Shih Implante Dentare

ALL ON 4 – 6 – 8

Qe prej kohes kur u mundesua vendosja e implanteve dentare, shumica e pacienteve preferojne urat fikse te cilat vendosen mbi 4,6 apo 8 implante. Me kete zgjedhje pacientit i rikthehet ndjesia e dhembeve natyrale, madje edhe me estetik, edhe me te bardhe.                 

Nje buzeqeshje e mrekullueshme me thjesht se kurre ! 

(Punimet protetike garancia 7 vjet) 

TURIZMI DENTAR

Klinika jone ju ofron turizem dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara, te markave me te njohura ne treg dhe nje cmim shume te lire.

Rezervoni

Rezervoni nje takim prane klinikes sone

Ejani ne Shqiperi

Vizitoni Tiranen dhe Shqiperine gjate kohes qe do kryeni sherbimet

Sherbimi Dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara.

-70% Ulje

Perpos cilesise ne sherbim ju perfitoni dhe ulje deri ne -70% per sherbimet tona

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas