PARADONTOLOGJIA

Paradontologjia trajton semundjen qe prek paradontin i cili perfshin indet e buta dhe te forta perreth dhembit.

Probleme me gingivat/mishrat e dhembeve ?

Ne nje kavitet te shendetshem oral, dhembi eshte i rrethuar nga gingiva ngjyre roze e lehte, e puthitur, dhe dhembi nuk ka levizshmeri te dallueshme. Kete stabilitet e siguron ligamenti periodontal i vendosur perreth qafes se cdo dhembi. Gjate larjes se dhembeve nuk ka gjakderdhje, as dhimbje.

Ne kushtet e nje semundjeje paradontale ky normalitet demtohet. Shqetesim mund te jete irritimi dhe inflamacioni i gingives perreth dhembit ne nje zone te lokalizuar apo e perhapur. Gingivat i shohim te fryra, te shoqeruara me dhimbje te lehta. Ndryshime ka edhe ne ngjyren e gingives e cila nga roze behet e kuqe deri ne ngjyren mavi. Pacienti dallon gjakosje gjate larjes se dhembeve, i ndjen gingivat e renduara dhe ne disa raste i krijohet edhe ndjesia e kruarjes. Gingiva fillon te shkeputet duke krijuar hapesira (xhepat gingivale) te cilat behen vatra per grumbullime ushqimore dhe mikrobiale. Keto grumbullime favorizojne avancimin e metejshem te semundjes ne rast se nuk merret trajtimi I duhur.

Keni levizshmeri dhembesh ?

Cdo dhemb ka nje levizshmeri te lehte natyrale. Por, ne rastin kur kjo levizshmeri theksohet, duhet ti kushtojme vemendje sa me shpejt. Levizshmeria e shtuar e dhembeve eshte nje problem serioz i cili mund te agravoje deri ne humbjen e plote te dhembit I cili mund shkeputet nga kocka /alveola.

Rrenjet e dhembeve te zbuluar :

Edhe zhveshja e rrenjeve te dhembeve eshte pjese e semundjeve paradontale te cilat ne gjendje te shendetshme jane te mbuluar me gingiven e puthitur. Ne keto raste pacienti fillon te kete ndjeshmeri te bezdisshme ne zonen e zbuluar .

Shkaktaret :

Shkaktar kryesor per kete semundje eshte higjena e keqe e gojes, mbushje jo te sakta, mbushje te vjetra, kellefe apo proteza dhembesh te demtuara, jo te rregullt te cilet krijojne ambjent te favorshem per depozitime bakteriale dhe semundje te paradontit. Njekohesisht si shkaktare te tjere njihen : predispozita gjenetike, perdorimi i medikamenteve specifike (antidepresantet) stresi, diabeti, shtatezania, semundje kronike si epilepsia apo semundjet e zemres.

Trajtimi :

Si zgjidhje paresore per semundjet paradontale, ne stadin e tyre fillestar, sugjerojme pastrimin profesional te pllakes dentare, njollave dhe gurrezave me ane te aparaturave speciale me ultratinguj. Ky pastrim profesional largon cdo papasterti dhe agjent mikrobial edhe ne zonat me te veshtira duke lemuar dhe trajtuar dhembet dhe rrenjet. Ne kete menyre ne parandalojme avancimin e semundjes apo nderprerjen e saj nese eshte ne fazat e para te zhvillimit.

Nese mjeku vlereson se semundja paradontale eshte shkaktuar apo eshte ndikuar nga mbushje jo te rregullta, kellefe apo punime protetike te demtuara, duhet te behet ritrajtimi i mbushjeve dhe nderrimi i punimeve protetike te demshme per shendetin tuaj.

Trajtimi vijon me keshilla profesionale dhe te personalizuara sipas nevojes dhe gjendjes se pacientit, nder te cilat mund te permendim : perdorimin e rregullt te antiseptikeve te zakonshem apo solucione mjekesore me perberje klorheksidine te cilet zbutin shenjat te kesaj semundjeje me sukses.

Fluorizimi – per pacientet te cilet jane te predispozuar per te zhvilluar procese karioze. Realizohet fluorizim me ane te llakut apo produkteve xhelatinoze.

Herboterapia – Sterilizim i xhepave ( Procedura me inovative )

Ne raste kur kemi prani te infeksionit perdoren antibiotike, antimykotike.

Menyrat terapeutike dhe medikamentoze jo gjithmone mjaftojne. Ne raste me te avancuara te semundjes behet e nevojshme nderhyrja kirurgjikale. Permendim kyretimin e hapur dhe te mbyllur.

Levizshmeria e theksuar e dhembeve, trajtohet me metoda ortopedike nder te cilat permendim, protezim, shina apo saldimin e dhembeve.

TURIZMI DENTAR

Klinika jone ju ofron turizem dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara, te markave me te njohura ne treg dhe nje cmim shume te lire.

Rezervoni

Rezervoni nje takim prane klinikes sone

Ejani ne Shqiperi

Vizitoni Tiranen dhe Shqiperine gjate kohes qe do kryeni sherbimet

Sherbimi Dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara.

-70% Ulje

Perpos cilesise ne sherbim ju perfitoni dhe ulje deri ne -70% per sherbimet tona

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas