ESTETIKA DENTARE

Fasetat dentare ne qeramike

Jane shtresa te holla prej qeramike te cilat integrohen ne pjesen e perparme te 10-12 dhembeve frontale natyrale. Jane punime shume fine. Per vendosjen e tyre realizohet nje dekortikim shume minimalist. Aplikohen mbi dhembe te pademtuar nga ana morfologjike, te padekoloruar, ne dhembe vitale, te shendetshem. Ato imitojne morfologjine e dhembit ku vendosen dhe permiresojne estetiken ne menyre te menjehershme. Fasetat nuk pesojne ndryshime ne ngjyre me kalimin e kohes duke qene se jane shume rezistente ne kontakt me pigmente te ndryshme qe gjenden ne ushqime apo pije.

Fasetat Veeners Emax / Disilikat

Ju mundesojne nje estetike te shkelqyer duke zhdukur keshtu dekolorimet e pakendshme te dhembeve apo shenja, gervishtje si rezultat i mbushjeve te vjetra te demtuara. Jane miniinvazive.Per te vendosur fasetat Emax Veeners pacienti duhet te kete nje gjendje te mire te paradontit, ne menyre qe punimi te kete rezultat te shkelqyer dhe jetegjatesi qe varion nga 5 deri ne 20 vjet. Per nje jetegjatesi sa me te madhe kriter kryesor eshte mirembajtja e higjenes orale.  

Zbardhja e dhembeve

Eshte nje procedure shume e parapelqyer nga ana estetike sidomos ne dekaden e fundit. Kete trajtim e preferojne pacientet qe kane deshire per te patur dhembe sa me te bardhe edhe pa patur dekolorime te theksuara apo paciente qe kane ndryshime te moderuara ne ngjyren e dhembeve. Pacientet e grupit te dyte jane ata qe kane nje problem te vertete estetik prej dhembeve qe kane ndryshuar ngjyre. Ndryshimi i ngjyres vjen si rezultat i gjenetikes, moshes se avancuar, cilesise se smaltit (karakteristike individuale), perdorimit te medikamentve specifike ku mund te permendim antibiotiket, apo pije me ngjyre qe ndikojne ne tjetersimin e bardhesise se dhembeve.  

TURIZMI DENTAR

Klinika jone ju ofron turizem dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara, te markave me te njohura ne treg dhe nje cmim shume te lire.

Rezervoni

Rezervoni nje takim prane klinikes sone

Ejani ne Shqiperi

Vizitoni Tiranen dhe Shqiperine gjate kohes qe do kryeni sherbimet

Sherbimi Dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara.

-70% Ulje

Perpos cilesise ne sherbim ju perfitoni dhe ulje deri ne -70% per sherbimet tona

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas