ENDODONTIA

Mbushje te thjeshta me kompozit – Mbushje te bardha 

Pllaka bakteriale qe vesh dhembet ben qe pak nga pak struktura e dhembit te prishet. Ky demtim fillon me demtimin e struktures se smaltit, qe eshte shtresa e siperme e cdo dhembi dhe me pas, nese mjekimi nuk kryhet ne kohe, demtimi vazhdon duke depertuar ne strukturen e dentines se dhembit, e cila ndodhet poshte shtreses se smaltit. Parandalimi i demtimit te shtreses se smaltit qe vesh dhembin eshte shume i rendesishem, prandaj edhe keshillohen konsulta dhe ekzaminime kontrolli tek mjeku stomatolog cdo 6 muaj.  

Smalti eshte shtresa me e forte mbrojtese e dhembit. Pas pishjes se saj agjentet mikrobial e kane shume te thjeshte te avancojne ne dentinen e dhembit e cila si strukture eshte me pak e forte. 

Prishja e dhembit varion si ne thellesi ashtu edhe ne pozicione. Ne varesi te shkalles se demtimit te kurores se dhembit ashtu edhe te zones se prekur ndryshson edhe trajtimi.  

Nese demtimi i kurores se dhembit nuk ka perparuar aq sa te preke pulpen dentare, apo nervin si quhet ne gjuhen e zakonshme, atehere aplikohet rikonstruktimi i thjeshte i  dhembit me mbushje te bardhe (kompozit), i cili ne kliniken tone eshte i cilesise me te mire.   

Mbushje te bardhe + Trajtim dhe mbushje kanali 

Nese procesi karioz avancon duke prekur pulpen dentare, pacienti fillon te ndjeje dhimbje dhe drejtohet tek mjeku. Ne keto kushte, behet e nevojshme pastrimi i indeve te demtuara ne kuroren e dhembit dhe hiqet pulpa dentare e cila eshte infektuar. Ne vijim, pastrohen dhe trajtohen kanalet e rrenjes ku me pare ndodhej pulpa e shendetshme dhe mbushja e tyre. Kujdesi qe tregohet gjate punes per cdo faze trajtimi garanton nje rezultat shume te kenaqshem qe zgjat ne kohe. Kjo procedure quhet trajtim endodontik, ne te cilin pervec heqjes se pulpes dhe mbushjes se kanaleve dentare, behet dhe rikonstruktimi i kurores se dhembit me kompozit. 

Rindertim i dhembit me vida qelqi 

Shpesh here, kur kurora eshte mjaft e demtuar atehere per rindertimin e struktures se dhembit pervec kompozitit, na vijne ne ndihme edhe vidat e vogla te posacme. Keto vida rritin qendrueshmerine e punimit. Vidat qe ne perdorim jane prej qelqi, estetike dhe me nje pershtatshmeri te larte duke mos u bere shkak per thyerjen e dhembit sikurse ndodh ne rastin e perdorimit te vidave te vogla metalike te cilat ne shume raste pas njefare kohe shkaktojne thyerje te dhembit.  

Vemendje ! 

Ne 80% te rasteve nje trajtim endodontik kerkon edhe vendosjen e nje korone protetike / kellef dentar ne pamundesi per te realizuar nje kurore dhembi te qendruesheme nepermjet mbushjes me kompozit me apo pa ndihmen e vidave.   

Sa kohe kerkohet per nje trajtim endodontik ? Brenda seances. Pa dhimbje. 

Ne kete pergjigje perjashtohen rastet e trajtimeve endodontike ku eshte infektuar apeksi i dhembit dhe zona perreth tij. Ky trajtim kerkon disa seanca per tu perfunduar trajtimi i infeksionit te rrenjes. Ne raste kur as trajtimi endodontik nuk jep rezultatin e deshiruar, keshillohet nderhyrja kirurgjikale qe quhet rezeksion apikal Shih Sherbime Kirurgjikale

TURIZMI DENTAR

Klinika jone ju ofron turizem dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara, te markave me te njohura ne treg dhe nje cmim shume te lire.

Rezervoni

Rezervoni nje takim prane klinikes sone

Ejani ne Shqiperi

Vizitoni Tiranen dhe Shqiperine gjate kohes qe do kryeni sherbimet

Sherbimi Dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara.

-70% Ulje

Perpos cilesise ne sherbim ju perfitoni dhe ulje deri ne -70% per sherbimet tona

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas