IMPLANTET DENTARE

Thone se si dhembi natyral nuk ka. Dhe eshte e vertete. E konsiderojme dhembin si nje diamant te cmuar qe duhet ta kujdesim, ta cmojme dhe ta trajtojme me vemendje. Gjithsesi, shpesh pa deshiren tone, ndodh qe te humbim nje apo disa dhembe, si pasoje e pakujdesise ndaj higjenes orale apo patologjish te ndryshme, te kavitetit oral, ose te pergjithshme. Per fat te mire, e kemi nje aleat dhe mik te mire, per keto raste. Ai eshte implanti. Disa do ta quanin mrekulli, disa e quajne nje mundesi te arte. Implanti eshte shembelltyra me e perafert e nje dhembi natyral. Ai zevendeson si rrenjen dhe kuroren e dhembit ne menyre shume optimale. Ne nofullen e pacientit, si fillim ne vendin ku kemi mungese dhembi inserohet nje vide prej titaniumi, material i cili eshte me kompatibli dhe nuk shkakton alergji apo komplikacione. Pas inserimit te implantit ne nofull nevojitet nje periudhe prej 2 deri ne 4 muajsh ne menyre qe vida prej titaniumi te lidhet plotesisht me kocken. Me pas, mbi kete vide vijojme me mbivendosjen e nje strukture te posacme e cila imiton strukturen e dhembit te preparuar per vendosjen e korones / kellefit perfundimtar/e.

Vendosja e implantit eshte e mundur per personat mbi 18 vjec. Suksesi i implantit eshte mbi 97%. Per suksesin e implantit ndikojne faktore te tille si : diabeti, gjendja e mishrave te dhembeve dhe gjithe paradontit, higjena e gojes, pirja e duhanit, abuzimi me alkoolin, menopauza, osteoporoza, semundje sistemike etj. 

Implanti zevendeson thjesht nje dhemb te vetem ose vendoset me qellim qe te perdoret si dhemb mbeshtetes per vendosjen e protezave.

ALL ON 4 – 6 – 8  Rikthimi i plote i dhembeve

Realizohet me ane te vendosjes se 4, 6 apo 8 implanteve dentare per secilen arkade tek te cilet do te mbeshteten protezat fikse, te palevizshme dhe ne kete menyre shmanget proteza totale e levizshme e cila ka disavantazhet e saj estetike, funksionale dhe mbi te gjitha ne lidhje me komoditetin e pacientit ne perditshmeri. Nese i keni humbur dhembet, ne ua rikthejme. Me profesionalizem ju ofrojme zgjidhjen me te mire, te personalizuar.  

Insta Implant / Implant ne cast

Vendosja e implantit ne nofull mund te behet ne menyre te menjehershme, ne kohen kur kryhet edhe heqja e dhembit qe do te zevendesohet. Ky quhet implanti post ekstraktiv. Procedure qe ruan strukturat anatomike te kockes. Shkurton kohen e mjekimit. Me pak traumatik per pacientin. 

UNIKE !  

Ngarkimi imediat

Pacienti vjen ne klinike me dhemb te infektuar. Realizohet ekstraktimi i dhembit, vendosja e implantit dhe korona dentare / kellefi ne cast, brenda te njejtes seance. E gjithe procedura nga fillimi ne fund zgjat 30 minuta deri ne 1 ore.  

Ndersa, nese dhembi mungon prej kohesh per vendosjen e implantit perdoren dy teknika : 

Teknika klasike

Gjate kesaj nderhyrjeje mjeku incizon indet e buta per te vijuar me ekspozimin e kockes ku do te inserohet implanti. Kohezgjatja eshte perreth 40 minuta. 

Guida kirurgjikale

Zgjat vetem 15 minuta. Gjate kesaj nderhyrjeje nuk eshte e nevojshme te incizojme indet e buta ne vendin ku do te pergatitet vendosja e implantit. Kjo teknike realizohet pa dhimbje, pa enjtje, gjakderdhje minimale. Pacienti rikthehet ne punen e perditshme menjehere. Ne rastet optimale pacienti del nga klinika me dhembe te rinj ne goje.   

PRF – ( Plate Reach Fibrine ) – Marrje gjaku per te prodhuar fibrinen e cila sherben per pershpejtimin e sherimit te plageve dhe mbrojtje te plages nga infeksonet.

TURIZMI DENTAR

Klinika jone ju ofron turizem dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara, te markave me te njohura ne treg dhe nje cmim shume te lire.

Rezervoni

Rezervoni nje takim prane klinikes sone

Ejani ne Shqiperi

Vizitoni Tiranen dhe Shqiperine gjate kohes qe do kryeni sherbimet

Sherbimi Dentar

Sherbime dentare te cilesise me te mire, krahasuar me standartet nderkombetare, materiale cilesore te certifikuara.

-70% Ulje

Perpos cilesise ne sherbim ju perfitoni dhe ulje deri ne -70% per sherbimet tona

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas